Nesër hapen 10 qendra votimi në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë
Prishtinë, 15 mars - Misioni i OSBE-së ka njoftuar se të dielën në Kosovë do të hapen 10 qendra votimi dhe 15 filiale për zgjedhjet nacionale të Serbisë.
Zëdhënësi i këtij misioni në Kosovë, Nikola Gaon, citohet t'i ketë thënë agjencisë serbe Tanjug se 400 përfaqësues të OSBE-së, do tiu mundësojnë votimin qytetarëve serbë. Në këtë mënyrë po sfidohen kundërshtimet e autoriteteve kosovare për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale serbe në Kosovë.