Nëse vazhdon dialogu të vihet si kusht implementimi i marrëveshjeve
Prishtinë, 7 qershor - Organizuar nga Fondacioni Friedrich Erbert Stiftung sot është mbajtur në tryeza e rrumbullakët lidhur me marrëveshjet e arritura në dialogun teknik në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe ndikimi i tyre në perspektivën evropiane të Kosovës.
Debati i sotëm do të bazohet në studimin e përgatitur nga një grup ekspertesh, që përmban gjithë kronologjinë e procesit, me fakte e informata, me rezultatet e mundshme por edhe me gabimet eventuale.
Besa Luzha, koordinatore e programit tha se kjo do të jetë një mundësi, në rast se vazhdon dialogu, që Kosova të evitojë të gjitha kritikat dhe të jetë më e përgatitur në procesin e dialogut.
Eventualisht nëse vazhdon dialogu atëherë së pari të vihet si kusht implementimi i marrëveshjeve të deritanishme, dhe pastaj perspektiva evropiane që i është ofruar si Serbisë si Kosovës nga BE-ja të jetë më e qartë.\"
\"Çelësi i suksesit, ne mendojmë se duhet të jetë përgatitija paraprake transparenca, konsultimet më të mëdha, llogaridhënia si dhe integrimi i Kuvendit si organi më i lartë legjislativ, i ekspertëve, opozitës, pra të jetë një koncensus i brendshëm, tha Luzha.