21 Janar 2025

Nëse Thaçi votohet president në shkurt, nuk do të mund ta marr detyrën

Prishtinë, 7 janar - Presidentja Atifete Jahjaga ka siguruar se me “përkushtim” do ta çojë deri në fund mandatin e vet, me gjithë planet e koalicionit PDK-LDK që pasardhësin e Jahjagës ta votojnë dy muaj para se asaj t’i skadojë mandati.

Një ditë më parë gazeta ka raportuar se partnerët e koalicionit duan që votimin e Hashim Thaçit për president ta bëjnë më 11 shkurt, shkruan sot Koha Ditore.

Kushtetuta dhe Ligji për zgjedhjen e presidentit nuk e specifikon nëse zgjedhja e presidentit mund të bëhet më herët se periudha 30-ditore, ashtu siç po synon koalicioni aktual.

Sipas juristëve, Thaçi mund të votohet, por ai nuk do të mund ta marrë detyrën pa i përfunduar mandati Jahjagës. Mandatin pesëvjeçar në krye të Presidencës Jahjaga e përfundon me 6 prill.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)