22 Janar 2025

Nëse blloku LVAN bie hapet mundësia për thirrjen e seancës

Prishtinë, 19 nëntor - Partia Demokratike e Kosovës është në pritje të vendimit definitiv që mund të dalë për vazhdimin apo prishjen e marrëveshjes së koalicionit LVAN, para se të vendosë të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

PDK, sipas burimeve të besueshme të gazetës “Tribuna”, po i shfrytëzon në maksimum “privilegjet” që i ka krijuar fakti që ka përbrenda Grupit Parlamentar deputeten më të vjetër, Flora Brovina, e cila mbetet kryesuese e seancës deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit.

Andaj, PDK është vënë në cilësinë e spektatorit, duke vështruar dhe pritur se çka po ndodhë me koalicionin e partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.

Prishja eventuale e këtij koalicioni për shkak të mospajtimeve për postin e kryeministrit, po shihet nga PDK-ja si një mundësi e mirë që edhe ajo të përfshihet në procesin e formimit të institucioneve, sidomos të koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se thirrja e seancës pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të jetë me pasoja.

Sipas tyre, nëse Blloku LVAN bie përfundimisht të mërkurën atëherë do të hapej një mundësi që të diskutohet me partnerin apo partitë partnere për postet, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

 /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)