Nëpërmjet bordeve po bëhet kapja e dyfishtë e shtetit
Prishtinë, 6 dhjetor - Gjithçka me politizimin e institucioneve Qeveria aktuale e ka nisur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së.
Pika e 8 e marrëveshjes parashihte ndarjen e barabartë të të gjitha pozicioneve që emërohen nga Qeveria.
\"Kjo marrëveshje është duke u zbatuar edhe për pozitat e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura\", ka thënë Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i institutit INDEP, në një intervistë për gazetën E diela me Koha Ditore.
\"Emërimi i personave politikë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike përbën shkelje ligjore\", ka thënë Ejupi.
Shkelja ligjore, sipas tij, po bëhet për të kapur shtetin dhe për të kontrolluar secilin institucion shtetëror.
Ejupi ka folur për raste të veçanta të emërimeve dhe për rrezikun e dëmin që u shkaktohet aseteve të rëndësishme shtetërore nga këto emërime politike.
Duke politizuar secilën ndërmarrje e agjenci të pavarur, Ejupi thotë se Qeveria po e dëmton perspektivën evropiane të Kosovës...