18 Janar 2025

Nënshkruhet Udhëzimi për definimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Prishtinë, 13 nëntor - Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, kryeprokurorja e prokurorëve të EULEX-it znj. Jaroslava Novotna dhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jonathan Ratel, nënshkruan sot Udhëzimin e përbashkët për definimin e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe udhëzimi mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë.

Ky udhëzim bëhët në pajtim me nenin 11, paragrafin 7 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe ligjeve të tjera në fuqi dhe me qëllim të zbatimit të Planit strategjik për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Planit të veprimit për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit.

Ky udhëzim përcakton kushtet objektive dhe subjektive kur një rast i caktuar do të konsiderohet i nivelit të lartë të korrupsionit.

Të gjitha rastet e nivelit të lartë të korrupsionit do të trajtohen nga prokurorët vendës dhe ata ndërkombëtarë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Po sot, me qëllim të organizimit të aktiviteteve të të gjithë prokurorëve në lidhje me pranimin e fajësisë në formë të shkruar, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi dhe kryeprokurorja e prokurorëve të EULEX-it, znj. Joroslava Novotna, nënshkruan edhe Udhëzimin mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë.

Këto dy udhëzime kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme, 13 nëntor 2013, si dhe mund t’i gjeni të publikuar në web-faqen e Prokurorit të Shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)