23 Janar 2025

Nënshkruhet memorandumi mes Ministrisë së Diasporës dhe Komunave

Prishtinë, 20 maj - Komunat e Republikës së Kosovës janë zotuar që gjatë kësaj stine verore të presin bashkatdhetarët në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Kjo përfshin, orare të zgjatura të ofiqarisë, ndihmë në trajtimin e dokumenteve, aktivitete të ndryshme kulturore, sportive, dhe të tjera.

Kjo vjen pas takimeve të shumta të Ministrit të Diasporës, Valon Murati me kryetarët e Komunave, në të cilat u vendosën edhe konturat e bashkëpunimit të nivelit qendror dhe lokal, ndërsa sot kulmoi edhe me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit, memorandum i cili u nënshkrua nga të gjitha komunat e Kosovës gjatë takimit të tyre në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në fjalën e tij para kryetarëve dhe përfaqësuesve të Komunave, ministri Murati edhe njëherë theksoi rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve dhe përpjekjet që duhet të bëhen në mënyrë që bashkatdhetarët tanë të priten sa më mirë.

“Pjesa më e madhe e presionit do tu bijë juve nëpër komuna aty ku bashkatdhetarët tanë do të kenë kontaktin e parë. Prandaj edhe është parë si i nevojshëm mobilizimi i gjithmbarshëm i institucioneve në pritje sa më të mirë të diasporës tanë”, tha ministri Murati.

Nga ana tjetër, kryetarët e komunave e përkrahën këtë iniciative dhe përgëzuan ministrin Murati për punën, duke kërkuar që në nivel ministror, të adresohen edhe disa shqetësime që kanë të bëjnë me furnizimin me ekstrakte, certifikata dhe dokumente të tjera për të cilat bashkatdhetarët tanë aplikojnë.

Në vazhdim, gjeni tekstin e plotë të memorandumit të nënshkruar sot nga ministri Murati dhe kryetarët e Komunave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)