20 Janar 2025

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për procesin zgjedhor

Prishtinë, 2 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizoi ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Memorandumi i bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen dhe vijueshmërinë  e bashkëpunimit të institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore duke siguruar që kjo të bëhet në periudhën e para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve si dhe pas zgjedhjeve. Kompleksiteti i gjithë ciklit zgjedhor si dhe parregullsitë e paraqitura në proceset e kaluara zgjedhore kanë shtruar nevojën për koordinim të vazhdueshëm në përmirësimin e ambientit që mundëson procese të rregullta zgjedhore.  

Të pranishmit theksuan vlerën e bashkërendimit për tërë procesin zgjedhor. Në zgjedhjet e kaluara, bashkërendimi në ditën e zgjedhjeve ka kontribuar për një proces më të rregullt, dhe ky memorandum tani duhet të rezultojë me një bashkërendim edhe për periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Ky Memorandum Bashkëpunimi për procesin zgjedhor që u nënshkrua sot, synon koordinimin në tërë procesin zgjedhor, duke filluar nga periudha para zgjedhjeve, gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve si dhe në periudhën pas zgjedhore dhe pas certifikimit të rezultateve. Memorandumi veçanërisht synon ofrimin e ekspertizës së institucionit që administron zgjedhjet, KQZ-së, për institucionet që merren me shqyrtimin e lëndëve zgjedhore.

Pjesë e këtij memorandumi të bashkëpunimit është edhe shtojca  Veprimet Institucionale për Koordinim të Vazhdueshëm. Ndërsa, Udhëzuesi për Shqyrtimin e Lëndëve Zgjedhore i cili është në fazën e hartimit nga përfaqësuesit e institucioneve, proces të cilin është duke e mbështetur D4D, synon të ofrojë informata të fokusuara për standardet, rregullat dhe procedurat kryesore të zgjedhjeve, përvojat e deritashme dhe të gjeturat e organizatave vëzhguese në zgjedhjet e kaluara.

Arritja e Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve është një nga disa aktivitetet që D4D ka zhvilluar në kuadër të projektit për drejtësinë zgjedhore të mbështetur nga Departamenti Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës (FDFA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)