Nënshkruhet Marrëveshje për Transferimin e Personave të Dënuar me Italinë
Prishtinë, 10 prill - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Italisë, Alfonso Bonafede, po qëndron për vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve bilaterale, do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transferimin e Personave të Dënuar.
Kjo është marrëveshja e tretë që dy vendet nënshkruajnë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Nga viti 2016, janë në fuqi edhe Marrëveshja për Ekstradim dhe Marrëveshja për Bashkëpunim të Ndërsjellë Juridik në Çështje Penale.