Nënshkruhet deklarata e mirësjelljes nga partitë poltike, OJQ-të dhe mediat
Gjuha toksike dhe lajmet e rreme sipas D4D-së kanë qenë mjaftë dominuese në Kosovë.
Kështu, Instituti D4D ka filluar angazhimin për përmirësimin e këtij diskursi, ku janë përfshirë partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me qëllim të krijimit të një kodi të mirësjelljes në rrjete sociale.
Rezultatet e punës së palëve kanë bërë që kodi i mirësjelljes në rrjete sociale të përpilohet, dhe me shpresën që të zhvillohen standardet demokratike të diskursit, duke filluar nga zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Për këtë Instituti D4D, do të krijoj një mekanizëm i cili do të monitoroj të gjithë akterët mbi përmbajtjen e zotimeve, dhe do të përpiloj një raport përfundimtar me të gjeturat.