Nënshkruhen marrëveshjet për projektin e JICA në Kosovë
Prishtinë, 26 janar - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian , Edon Cana në emër te Ministrisë së Integrimit Europian, është bashkë-nënshkrues i dy marrëveshjeve me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA - Japan International Cooperation Agency).
Kjo marrëveshje konkretizohet pas negociatave që Sekretari Cana ka realizuar me përfaqësuesit e JAICA gjate vizitës në Japoni. Projekti parasheh implementimin e bashkëpunimit teknik i njohur si \"Projekti për ngritjen e kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave drejt ciklit te materialeve te shëndosha për Shoqëri\".
Realizimi i projektit ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit të mbeturinave të ngurta në komunën e Prizrenit, furnizimi me mjete transportuese per bartjen e mbeturinave me mënyrën me te sigurt ekologjike, pilot projekti si i tillë pritet që të jetë si një shembull për tërë Republikën e Kosovës.
Me këtë rast Sekretari Cana, në emër të Ministrisë se Integrimit Europian dhe Qeverisë së Kosovës, falënderoi përfaqësuesit e JICA dhe qeverinë e Japonisë, gjithashtu stafin e tyre në Prishtinë për përkushtimin e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e saj.
Ndihma e JICA dhënë Kosovës, për realizimin e këtij projekti është shumë e mirëseardhura për qytetarët, si asistencë teknike dhe profesionale por edhe një ndihmën direkte për ngritjen e shërbimeve dhe zhvillimin e vendit tonë. tha në fjalën e tij Sekretari Cana. Ai gjithashtu bëri me dije që keto pajisje transportuese janë dhe do të mbesin ne pronësi të qeverisë së vendit, prandaj edhe pritet mirëmbajtja e tyre.
Nga kjo marrëveshje institucioneve të Kosovës ju ofrohet pajisje transportuese që do të jenë të nevojshme për zbatimin e efektshëm të bashkëpunimit të lartpërmendur teknik.
Pra, më datën 26, Janar 2011 në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u realizua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve rreth asistencës teknike, dhe janë nënshkruar nga:
z. Satoru Kurosawa, Shef i perfaqesisë së JICA zyra për Ballkanin
Dr. Ramadan Muja, Kryetare i komunës së Prizrenit
z. Edon Cana, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian
z. Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor