Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell viziton Kosovën
Prishtinë, 30 janar - Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, do ta vizitojë sot Kosovën.
Gjatë vizitës, Borrelldo të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe liderët e partive politike parlamentare.
Borrell gjithashtu do të vizitojë Termocentralin Kosova B në Obiliq për të inauguruar punimet të financuara nga Bashkimi Evropian me 76,4 milion euro të cilat do të zvogëlojnë emetimet e dëmshme deri në 35 herë.
Më vonë gjatë ditës, ai do të vizitojë Prizrenin ku do te takohet me Kryetarin e Komunës dhe përfaqësuesit e komuniteteve në Prizren.