20 Janar 2025

Nënkryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë, i bashkohet PDK-së

Prishtinë, 28 maj - Sot, Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar dhjetëra anëtarë të rinjë nga Aleanca për Kosovën e Re, të cilëve u ka prirë nënkryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë, Zijadin Thaçi.

Ky grup është pritur nga zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili veç tjerash i falënderoi për besimin në vizionin e PDK-së.

Veseli me këtë rast ka thënë se aderimi i anëtarëve të rinj është lajm i mirë jo vetëm për PDK-në por edhe për Dardanën.

“Ju do ta keni përkrahjen e plotë në Partinë Demokratike të Kosovës, në kuptimimmin e plotë të angazhimit politik. Do t’i keni dyert e hapura në çdo aspekt për të marrë vendime, për të marrë përgjegjësi dhe bashkarisht të dalim karshi obligimeve dhe nevojave që kanë qytetarët tanë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, e në veçanti qytetarëve të Dardanës”, ka theksuar Veseli me këtë rast.

Ndërkaq z. Zijadin Thaçi ka thënë se “ky grup ka vlerësuar se është koha t’i bashkangjiten partisë e cila ka kaluar nëpër shumë sfida, njerëzit e së cilës bën luftën, shpallën pavarësinë dhe tani kanë një sfidë tjetër- zhvillimin ekonomik”

Këtë aderim e ka përshëndetur edhe kryetari i Degës së PDK-së dhe kryetari i Komunës së Dardanës, z. Begzad Sinani.

Ai tha se aderimi i këtij grupi, fuqizon edhe më tutje aspiratat, progresin dhe objektivat për qytetarët dhe Komunën e Dardanës, PDK-në dhe platformën “Misioni i Ri” të prezantuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)