Nëndega IV AKR-së në Prishtinë aderon në LDK
Prishtinë, 28 shkurt - Nëndega IV e Aleancës Kosova e Re (AKR), nëpërmjet kryetarit të saj, Imer Rrahmani, ka konfirmuar aderimin në Degën II të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Ky aderim sipas LDK-së vjen në vazhdën e aderimeve në LDK, si një proces që ndikon në fuqizimin e mëtejmë të kësaj partie.
LDK-ja, rikonfirmon gatishmërinë për të përfshirë në radhët e veta të gjitha ata që e shohin LDK-në si parti të vizionit të tyre politik, si parti në të cilën mund të përmbushin veprimtarinë e tyre politike.