Negociatat për MSA-në fillojnë në nëntor
Prishtinë, 21 gusht - Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli thekson se pas përpilimit të dokumentit final nga ana e Ministrisë së Integrimit si koordinatore e procesit në muajin nëntor pritet që të fillojnë negociatat për MSA-në.
Nëse fillojnë në nëntor, negociatat apo procesi i MSA-së është parashikuar që të përfundojë në pranverë, transmeton Radio Kosova. 20 gushti ka qenë afati i fundit që institucionet përgjegjëse në vend të përgatisin pozicionet fillestare negociuese për MSA-në.
Ne i kemi marrë të gjitha raportet nga institucionet relevante që kanë të bëjnë me MSA dhe në këto raporte është theksuar qartë pozicioni negociues fillestar që ne si Ministri e Integrimit po e luajmë rolin e koordinatorit dhe jemi duke e përpiluar një dokument i cili do të jetë një bazë e shëndoshë e negocimit i cili shpresojmë se do të fillojë diku kah muaji nëntor.\"
\"Bazuar mbi këto fakte të cilat i kemi në tryezën tonë ne e kemi hartuar direktivën tonë negociuese dhe bazuar në atë se çfarë do të pranojmë nga KE-ja ne do të bëjmë edhe një vlerësim i cili do të jetë në përputhje me direktivën që do ta pranojmë nga institucionet e BE-së, tha ai.