Negociatat Kosovë Serbi, të nevojshme
Uashington, 20 tetor - Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, tha se ka ardhur koha për bisedime politike të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht pas ndërprerjes së dialogut për çështjet praktike dhe kërkesës së Bashkimit Evropian për dialog të nivelit të lartë.
Në lidhje me shqetësimet e opozitës në Kosovë ndaj negociatave politike Kosovë-Serbi, Serwer tha se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jenë politike, sepse behët fjalë për kufijtë e saj.