Negociata sekrete mes Kosovës dhe Serbisë
Prishtinë, 30 gusht - Një dokument diplomatik perëndimor nga Beogradi i shkruar me gjuhë të përafërt me atë të kabllogrameve amerikane, verifikon mossinqeritetin e shteteve të Quintit që një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Prishtina dialog vetëm me qytetarin e veriut të Kosovës.
Sipas Zërit dokumenti që daton nga koha kur pushtetin në Serbi e kishte Boris Tadiq, flet për dëshirën e pranuar të Beogradit për negociata sekrete me Prishtinën.
Përgjatë këtyre negociatave, përmes një vendimi administrative do krijohej territor i veçantë i quajtur Veriu i Kosovës.
Ndonëse nuk përdoret askund termi autonomi për veriun, një prej pikave thotë: Të drejta të zgjedhura dhe status për serbët që jetojnë në komunat e veriut të Kosovës, ku serbët përbejnë shumicën, duke e krijuar një rajon të vetëm të quajtur Veriu, me të drejta të veçanta të përfaqësimit.