Në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme
Ai ka vlerësuar se qeverisja aktuale ka shumë probleme dhe nuk po merret me shqetësimet e qytetarëve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ferati ka thënë se është në interes të vendit që të ketë zgjedhje të reja.
Ai ka pohuar se në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka folur edhe për zgjedhjet lokale në veri, me ç’rast ka thënë se pjesëmarrja e Listës Serbe në këtëproces tregon se dorëheqjet kanë qenë të ngutshme.
Sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë, Ferati ka thënë se ky proces është sfidues, prandaj kërkonkonsensus politik.