Në vitet e fundit ka një avancim më të madh të grave lidere në Kosovë
Prishtinë, 22 mars - Ngacmimet dhe dhuna ndaj grave në politikë dhe përfshirja e tyre në qeverisjen lokale ishin temat e diskutimit të sotëm në debatet që po organizohen në kuadër të Javës së Gruas nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetje të Agjenicsë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Fjalët hyrëse u prezantuan nga Nancy Soderberg, Drejtore e NDI Kosovë dhe Christna Davis, Drejtore e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje e USAID në Kosovë. Soderberg theksoi nevojën e pjesëmarrjes sa më të lartë të grave në politikë.
“Qëllimi i këtij organizimi është që në fund të kësaj jave e gjithë kjo të shërbejë për të kuptuar sa më mirë pengesat për gratë, në mënyrë që sa më shumë gra të mund të kandidojnë për zgjedhjet lokale”, pohoi Soderberg.
Ndërsa Davis përmendi avancimet e grave lidere si shembuj për t’u ndjekur.
“Në vitet e fundit kemi parë një avancim më të madh të grave lidere në Kosovë. Tani në një numër rekord, gratë janë duke fituar pozita udhëheqëse, siç e kemi parë të pasqyruar edhe në një artikull në gazetën Neë York Times.''
''Ky avancim ende nuk ka arritur deri tek niveli lokal. Aktualisht asnjë nga Komunat e Kosovës nuk kanë një kryetare komune grua. Në historinë e Kosovës, ka qenë vetëm një grua kryetare e komunë dhe kjo duhet të ndryshojë” tha Davis.
Diskutimi vazhdoi me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Lendita Bekteshi, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme për Administratë në Obiliq. Këtu u vlerësua zgjedhja e më shumë grave deputete pa kuotë, përderisa u kërkua një trend i tillë edhe për zgjedhjet lokale.
“Barazia gjinore për mua mbetet më shumë çeshtje e shoqerisë, ndërsa në politikë ende mbetet si sfidë. Përderisa kemi parë një avancim të mirë, përmes kuotës poashtu, tani duhet të tejkalohen paragjykimet në shoqëri se vetem burrat janë ata që duhet të marrin vendime të medha dhe të udhëheqin” theksoi Ahmeti.
Ndërsa panelistet Eva Barboni, Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive në Atalanta, Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore dhe Nazlie Bala, Asambleiste në Koumnën e Prishtinës theksuan nevojën e menjëhershme për të punur në ndërprerjen e ciklit të dhunës dhe ngacmimit të grave në politikë.
Gjithashtu u tha se ka prezencë të dhunës ndaj grave në politikë përderisa u përmend fushata elektorale dhe promovimin politik ose degradimi i grave.
Ky diskutim ka siguruar edhe shembuj rajonal dhe ndërkombëtar në lidhje me nismat legjislative për të siguruar pjesëmarrje të sigurt dhe të respektueshme të grave në politikë, përfshirë parandalimin dhe ndëshkimin e veprimeve që kufizojnë një pjesëmarrje të tillë.
Java e Gruas (ëoë) është një ngjarje vjetore mbarëkombëtare që mbledh në një mjedis ndër-etnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjërimit dhe forcimit të kapaciteteve të grave udhëheqëse dhe ti mbështesë ato për të marrë pozicione më të larta drejtuese.
Gjatë nëntë viteve të fundit, ëoë ka ofruar një platformë për debat mbi politika dhe diskutim intensiv me politikanë prominent dhe zyrtarë të zgjedhur. Kjo u mundëson pjesëmarrësve të mbajnë në përgjegjësi përfaqësuesit e tyre përderisa në të njejtën kohë mbështesin zhvillimin e shkathtësive të lidershipit për gratë në politikë.