Në veri mbahet një tubim kundër zgjedhjeve lokale
Mitrovicë, 25 shtator - Në veri të Mitrovicës sot do të mbahet një tubim kundër zgjedhjeve lokale në Kosovë, të planifikuara për datën 3 nëntor.
Mediat serbe raportojnë se organizatorë të mitingut janë përfaqësuesit e të ashtuquajturit Kuvend i përkohshëm i krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë.
Sipas burimeve të njëjta, tubimi anti-zgjedhor mban moton Stop zgjdhjeve separatiste dhe do të nisë në orën 13:30.
Përkundër thirrjeve të Beogradit për pjesëmarrje në zgjedhje, disa serbë të veriut vazhdojnë të kundërshtojnë procesin që organizon Prishtina zyrtare.