Në tetor fillon shpërndarjen e pasaportave biometrike
Prishtinë, 8 korrik - Pasaportat biometrike në Kosovë pritet të shpërndahen në gjysmën e dytë të këtij viti.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, paralajmërojnë se këto pasaporta, si një nga kushtet për liberalizimin e vizave, do të fillojnë të shpërndahen në tetor të këtij viti.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) tashmë ka njoftuar për vlerën e tenderit, që është mbi 14 milionë euro, i fituar nga kompania austriake Oesterreichische Staatsdruckerei GmbH.