Në takimin konsultativ po merr pjesë edhe PAN-i
Prishtinë, 4 gusht - Në Kuvendin e Kosovës, ka nisur takimi konsultativ me shefat e grupeve parlamentare, të cilin e ka ftuar kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.
Në takim janë Avdullah Hoti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.
Takimit i janë përgjigjur pozitivisht edhe përfaqësuesit e koalicionit PAN. Të pranishëm janë Enver Hoxhaj nga PDK, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.