Në Rugovë të Pejës u themelua dega e PSHDK-së
Prishtinë, 13 gusht - Në Rugovë të Pejës, ne një ceremoni vërtet madhështore, ku prezent ishin shumë personalitete të njohura të Rrafshin të Dukagjinit u themelua dega e PSHDK-së nen organizimin e Gani Nikqit dhe kryetarit të BD-së, së Pejës Dede Hajdarajt.
Në Rugovë të Pejës u themelua dega e PSHDK-së dhe strukturat udhëheqëse ,ku me votim unanim,kryetar u zgjodhë Besnik Lajqi
Në kuvendin themelues të degës së PSHDK-së në Rugovë, mori pjesë edhe nënkryetari I PSHDK-së Gegë LLeshi,kryetarja e Forumit të Gruas Sofie Nokaj,kryetari I Bashkësis së Degëve në Pejë Dedë Hajdar, Gani Nikqi i cili ishte edhe kryetar organizativ për themelimin e degës së PSHDK-së ne Rugove dhe shum aktivistë dhe personalitete te njohura te rrafshit te Dukagjinit.
Kryetari i porsazgjedhur i degës së PSHDK-së në Rugovë Besnik Lajqi i falënderoi të gjith për mbështetjen e dhënë nga ana e tyre, dhe premtoi se do të angazhohet dhe do të punojë për të mirën e përbashkët te Rugovasve.
Ne fjalen e tij kryetari i BD-ve të PSHDK-së në Pejë Dedë Hajdari njoftoi të pranishmit, se në të gjitha degët e PSHDK-së në bashkësin e degëve ne Pejë , janë në vazhdë aktivitetet intensive për zgjedhjet lokale, duke inkurajuar aktivistët e degës së porsaformuar të PSHDK-së në Rugovë, që me përkushtim dhe entuziazëm, sa më shpejtë edhe ata të kapin tempin e kolegëve të tyre në degët tjera.
Gjithashtu ky kuvend u përshendet edhe nga Kryetarja e Forumit te Gruas së PSHDK-së Sofie Nokaj,Nenkryetari Gegë Lleshi dhe nga mysafiret e pranishëm.
Në ditët në vazhdim, janë në plan themelime edhe të disa degëve të PSHDK-së në komuna të tjera te Kosovës.