23 Dhjetor 2024

Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit

Prishtinë, 11 dhjetor - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës të ministrit serb, Aleksander Vulin, i cili e quajti “trillim” dhe gënjeshtër masakrën e Reçakut.

Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, Osmani ka thënë për Vulinin se ish-zëdhënësi i gruas së Millosheviqit po mundohet që me propagandë të përpiqet të ndryshojë faktet historike, por që kjo siç thotë Osmani është e pamundshme dhe e paarritshme.

“Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”,  thuhet në reagim.

Ajo tutje ka thënë se përpjekje të tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij.

Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.

Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij.

"Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë."

"Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera,  NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal", deklaroi Presidentja Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)