Në Prevallë mbërrin edhe Presidenti Bamir Topi
Prevallë, 26 qershor - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka mbërritur në Prevallë ku po zhvillohet Takimi i liderëve të rajonit.
Në Prevallë, Presidentit Topi, mirëseardhje i dëshiroi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.
Sot gjatë ditës, presidentët e katër vendeve të rajonit, Filip Vujanoviq, President i Malit të Zi, Bamir Topi, President i Republikës së Shqipërisë, Gjorgi Ivanov, President i Maqedonisë dhe nikoqiri i tyre, Presidenti Sejdiu do të kenë takime të veçanta bilaterale, ndërkaq pas drekës ata do të kenë takimin e përbashkët.
Në mbyllje të takimit të përbashkët, Presidentët në një konferencë të përbashkët për media do tu drejtohen përfaqësuesve të mediave të akredituara për përcjelljen e këtij takimi.