Në PDK aderojnë 150 anëtarë të rinj
Prishtinë, 3 qershor - Partisë Demokratike të Kosovës i janë shtuar edhe 150 anëtarë të rinj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka shpërndarë librezat e anëtarësimit për anëtarët që të martën iu bashkuan PDK-së.
Me këtë rast, sekretari i PDK-së Basri Musmurati foli rreth programit të Misionit të Ri, duke thënë se programi i Partisë Demokratike të Kosovës për qeverisjen e ardhshme dhe fondi prej 1.5 milard eurosh ofron mundësi dhe lehtësira për të gjithë qytetarët.
Misioni i Ri është i favorshëm edhe për studentët që duan të studiojnë në universitetet publike,sepse ky program mundëson që një pjesë e shpenzimeve për studime të zvogëlohet. Në fondin prej 1.5 milardë eurosh të prezantuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ju si të rinj, do të gjeni vend për bizneset e vogla dhe të mesme ka thënë sekretari Musmurati.
Ai ka shprehur falënderimet e tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për të gjithë ata që po i përqafojnë vlerat dhe programin e PDK-së dhe po i bashkohen konceptit të këtij subjekti politik.