Në listat për zgjedhjet janë diskriminuar të rinjtë
Prishtinë, 20 shtator - Këshilli i Rinisë Evropiane e Kosovës vlerëson së shumë politikanë dhe liderë të partive politikë në Kosovë, nuk e kanë ende të qartë dhe nuk janë të bindur se angazhimi i të rinjve në jetën publike dhe në aktivitete luan një rol kyç në arritjen e rezultateve më të mira.
Prandaj në Kosovë e drejta e të rinjve për pjesëmarrje ngelet ende vetëm në fjalë dhe përdoret vetëm për imazh dhe interesa të klaneve kështu ka vlerësuar, Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës Avdullah Hasani në mbledhjen e komitetit të këtij këshilli që do të monitoroj fushatën zgjedhore si dhe pjesëmarrjen e të rinjve në të.
Eksperienca e deritanishme sipas Hasanit dëshmon se kjo mungesë e pjesëmarrjes aktive, dëmton interesat e të rinjve dhe e bën inekzistent zërin e tyre.
\"Siç e shohim të gjithë, të rinjve të Republikës së Kosovës i mungon qasja në shumicën e proceseve vendimmarrëse, nuk kanë asnjë mbështetje politike dhe institucionale, shumë pak shumë pak përkrahje nga mediet , shumë pak organizata dhe qendra rinore që të punojnë në ndihmë të të rinjve\", theksoi Hasani.
Pasi që shumica e tyre sipas tij janë të politizuara dhe shërbejnë për partitë politike dhe në këtë formë vazhdoi Hasani duku shprehur se partitë politike parlamentare po e ngufasin integrimin e të rinjve të Kosovës në shumë procese të rëndësishme shtetërore e politike, ai vlerëson se duhet një angazhim më i madhi shoqërisë Kosovare dhe një investim më i madhë në moshën e re të Kosovës.
\"E kjo na është dëshmuar edhe në këtë vit që të rinjtë e Kosovës janë përfshirë shumë pak në listat për Asambletë Komunale për të mos thënë fare e që është një diskimin dhe një ndezje të luftës mesë gjeneratave\", theksoi Hasani .