Në LDD aderojnë ekspert të njohur nga lëmit e ndryshme
Prishtinë, 4 nëntor Lidhjes Demokratike të Dardanisë sot iu bashkangjitur një kontingjent i fuqishëm i intelektualëve eksperteve te fushave te ndryshme, qe është garanci e rritës cilësore dhe te besimit te elitës intelektuale ne LDD, ka thënë sot nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova duke prezantuar anëtarët e ri të cilët aderuan në LDD.
Kam nderin qe sot para medieve te prezantoj këtë ekip te eksperteve njëherit të theksoj se LDD definitivisht është partia me e përgatitur qe ti hyj sfidës se garës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare qe do te mbahen me 12 dhjetor te këtij viti , tha Rugova.
Në LDD sot kanë aderuar Mr.Halil Xhemnica ekspert i lëmisë së sektorit mineral, ekspert iI shquar në lëminë e projekteve investuese, ligjërues universitar, Dr.Dafina Mahmutaj, specialiste e kirurgjisë, magjistër e shkencave të mjekësisë, Mr. Ferid Kamberi, magjistër I shkencave të sociologjisë, Avni Jashari, gazetar, Fatlume Gashi, gazetare, dhe Muhamet Babiqkaj, jurist
Me këtë rast zoti Xhemnica tha se ka vendosur që të behët pjesë e LDD-së, pasi që është parti e intelektualëve eksperteve te lemive te ndryshme dhe kam menduar qe kjo parti është me e përshtatshme qe kontributin tim qe i kom borxh këtij vendi te jap ne këtë parti dhe tia kthej borxhin këtij vendi i cili me ka shkolluar.
Me ketë rast sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Sejdë Tolaj njoftoi mbi mbajtjen e promovimit të platformës se LDD me 6 nëntor ora 12:00 ne Grand Hotel Prishtina.
Me ketë rast Tolaj ftoi anëtarët, simpatizantët e LDD-së dhe media që të përcjellin këtë ngjarje.
Njëkohësisht sot në selinë qendrore të LDD-së u mbajt takimi me kryetarët e Degëve të partisë në të cilin u bisedua rreth aktualitetit politik dhe zgjedhjeve te jashtëzakonshme dhe u ftuan te gjitha degët ne promovimin e platformës se LDD për shtetin kushtetues dhe qytetarin krenar.