20 Janar 2025

Në Kukaj përkujtohen dëshmorët Shaqir Kuka dhe Sakip Hysa

Kaçanik, 25 maj - Në 15 vjetorin e rënies, në Kukaj me një manifestim përkujtimor, janë përkujtuar dëshmorët Shaqir Kuka dhe Sakip Hysa.

Kryetari i Komunës, Besim Ilazi ka thënë se sa herë që përkujtojmë dëshmorët, kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e tyre. Ishte një rrugë e vështirë për gjeneratat që morën përsipër çlirimin e vendit, por ata përmbyllën plagën shekullore të robërisë.

Ishte vështirë që të luftohej një pushtues barbarë por ishin këta djem e vajza që më shumë se çdo gjë tjetër e dashtën lirin. Ata sot na bëjnë të jemi krenar e ti përkujtojmë me pietet, tha mes tjerash kryetari Ilazi.

Ndërkaq, Nazmi Kuka, vëlla i dëshmorit Shaqir Kuka, në emër të Këshillit organizues dhe familjeve të dëshmorëve ka thënë se ideali i dëshmorëve do të plotësohet vetëm atëherë kur të bashkohen trojet shqiptare. Pranë lapidarit të dëshmorëve kurore lulesh kanë vendosur kryetari Ilazi bashkë me kryetarin e Hanit Elezit, z. Rufki Suma, OVL-UÇK-së, Këshilli organizues i Manifestimit qendror nga Biçeci, familjarë të dëshmorëve etj. Është shfaqur edhe një program kulturor nga nxënësit e shkollë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)