Në krye të Vetëvendosjes ka udhëheqës me metoda diktatoriale
Sipas saj, Sekretariati është organ i cili vendos për gjithçka në parti, e nëse ndonjëri prej anëtarëve e shmang atë, atëherë ai thirret në biseda informative.
Madje edhe deputetët e VV-së i nënshtrohen këtij diktati. Për padëgjueshmëri është thirrur në biseda edhe ish-koordinatorja e VV-së për Skenderaj, Ajnishahe Halimi.
Ajo ka deklaruar se sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, i ka kërkuar të bëjë autokritikë pas deklarimeve të saj, shkruan Koha Ditore.
Por, këshilltarja e Kuvendit Komunal të Skenderajt ka thënë se kjo ishte më e pakta që ka mundur të bënte, pas akuzave dhe fyerjeve që kishte marrë nga zyrtarët e lartë të VV-së.
VV-ja e Halimit u emeton anëtarëve të saj filma ideologjikë për ti motivuar. Në një intervistë ekskluzive për Kohën Ditore, Halimi ka vendosur ti çelë letrat.
/Koha Ditore/