23 Janar 2025

Në Kosovë 10.7% e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç janë të angazhuar në punë

Prishtinë, 12 qershor - Përfshirja e fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme është një problematikë me të cilën thuajse në mënyrë të vazhdueshme ballafaqohen shtete të ndryshme të botës.

Në Republikën e Kosovës, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç të cilët janë të angazhuar në punë, ka dalur të jetë 10.7% . Përderisa numri i përgjithshëm i fëmijëve në punë të rënda i evidentuar nga Qendrat për Punë Sociale në gjithë Kosovën për vitin 2014, ishte 206 fëmijë.

Marrë parasysh këtë, shumica e fëmijëve që janë të përfshirë në punë të rënda, në një mënyrë, detyrohen të sillen si të rritur, duke mos pasur mundësi ti gëzojnë të drejtat e tyre si fëmijë.

Fëmijët u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten përballë edhe rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit.

KOMF vlerëson punën e bërë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për krijimin e bazës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së fëmijëve .

Megjithatë, KOMF konsideron që akoma nuk ka vullnet të mjaftueshëm institucional në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në punë të rënda, ku kjo vihet re qysh nga mungesa e planifikimit buxhetor për zbatimin e legjislacionit të aprovuar, e si pasojë dhe mungesa e shërbimeve apo alternativave të cilat do ti mbronin fëmijët nga përfshirja në punët e rënda.

Përkundër decentralizimit të shërbimeve sociale, komunat kanë bërë pak veprime konkrete për të ndarë buxhet me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve në komunën e tyre. Mungesa e një granti specifik për komunat për shërbimet sociale pamundëson ofrimin e shërbimeve cilësore për mbrojtjen.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)