Në janar intervistohen kandidatet për ambasador
Prishtinë, 23 dhjetor - Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e mbajtur me 22 dhjetor 2011, në mes tjerash diskutoi lidhur me propozimin e MPJ-së për kandidatët për ambasador dhe procedurat për emërimin e tyre.
Lidhur me këtë çështje Komisioni vendosi që faza e ardhshme e punës së Komisionit lidhur me ketë procedurë të jetë dëgjimi i kandidatëve që do të mbahet ne muajin janar.
Pas përfundimit të procedurës për dëgjimin e kandidatëve, Komisioni do të ia përcjell Presidentes së Republikës së Kosovës raportin së bashku me shkresat përcjellëse.