Në gusht lëshohen pasaportat e para biometrike
Prishtinë, 18 korrik - Në fillim të gushtit do të bëhet lëshimi i pasaportave të para bimoetrike. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë ceremonisë së përmbylljes së procesit të skanimit dhe digjitalizimit të librave amzë..
Në këtë ceremoni përmbyllëse ishin të pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi së bashku me ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku dhe zyrtarë të lartë të MPB-së, Agjencisë për Regjistrim Civil dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.
Me këtë rast, ministri Rexhepi tha se pas një pune mjaft të lodhshme dhe delikate, përfundoi skanimi dhe digjitalizimi i librave amzë nga të gjitha komunat e Kosovës. Ministri Rexhepi theksoi se sa më shpejtë të jetë e mundur, do të përfundohet edhe regjistri civil dhe me këtë do të përmbushet premtimi i dhënë Komisionit Evropian.
Ashtu siç kemi premtuar, ne do të fillojmë procesin e tenderimit për pasaporta biometrikë por nuk do të fillojmë prodhimin pa e përmbyllur këtë regjistër i cili është i sigurt dhe kredibil
Ndërsa ministrja Vlora Çitaku përgëzoi stafin e Departamentit të Prodhimeve Dokumenteve për punë e bërë, duke u thënë se puna e tyre është vendimtare për udhëtimin pa viza drejt Evropës.
Puna juaj këtu është dhe do të jetë vendimtare që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë sa më parë dhe sa më shpejt drejt Evropës pa viza. Unë jam shumë e entuziazmuar me punën tua. Ju inkurajoj që këtë shkallë të profesionalizmit ta vazhdoni dhe të punoni me të njëjtën dinamikë.
Puna më e madhe është kryer dhe gurthemelin më të rëndësishëm në procesin e liberalizimi të vizave e keni përmbyllur ju, tha ministrja Çitaku.
Ky projekt, ka filluar në tetor të vitit 2010 dhe deri më tani janë skanuar me 14 mijë e 130 libra amzë, të cilët përfshijnë periudhën kohore nga viti 1900-2011.