Në ditën e parë u regjistruan 46 deputetë të Kuvendit
Prishtinë, 26 korrik - Sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së gjashtë.
Zyra për Informin e Kuvendit të Kosovës njofton se në ditën e parë, janë regjistruar gjithsej 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare.
\"Regjistrimi vazhdon nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 15:00\", thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim.
Siç dihet, presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka caktuar seancën konstituive të legjilaturës së re të Kuvendit të Kosovës më 3 gusht.