Në AKR aderojnë rreth 40 intelektual të rinjë
Prishtinë, 11 maj Rreth 40 intelektual të rinjë, ekspertë nga shkencat ekonomike, juridike e sociologjike nga komuna të ndryshme të vendit, janë bashkuar me Aleancën Kosova e Re.
Në ceremoninë e aderimit ata u priten nga presidenti i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli i cili me këtë rastë tha se ky aderim tregon edhe një herë se AKR-ja vazhdon të ketë besimin e qytetarëve të Kosovës.
Në konferencën me gazetarë, Presidenti Pacolli u ka shprehur mirëseardhje aderuesve të rinj, duke ju ofruar mbështetje të plotë për idetë dhe angazhimin e tyre në kuadër të programit dhe politikave të Partisë.
\"Kjo është shtëpia juaj dhe unë pres nga ju të zhvilloni kreativitetin tuaj dhe të jepni kontributin duke i shërbyer drejtpërdrejt interesave të qytetarëve dhe të mirës së përbashkët të shoqërisë\", ka thënë me këtë rast z. Pacolli.
Ai ka shtuar më tej se AKR synon tu ofrojë të rinjve mundësitë më të mira si për arsim ashtu edhe për punësim.
I posa aderuari në AKR, Hazbi Kadriu shprehu falënderimin në emër të të aderuarve të rinj, duke siguruar presidentin Pacolli, se vullneti i të rinjve kosovar ka gjetë një adresë ku mund t\'i jetësojë qëllimet e tyre për një Kosovë të Re, me perspektivë evropiane. Puna juaja e deritanishme në jetën politike, si në qeveri ashtu edhe në opozit, ka shtyer këtë grup të rinjësh të bashkohen me vizionin e juaj për një Kosovë evropiane. Ky është vetëm një numër simbolik që kemi arrdhur sot të bashkohemi me AKR-në, pasi listës së të rinjëve të shkolluar që dëshirojnë ti bashkohet AKR-së cdo ditë po i shtohen emrat e të rinjëve të shkolluar ekspert në fusha të ndryshme, tha Kadriu.
I pari i AKR-së ka shfrytëzuar rastin që para mediave të prezantojë ekipën që do të udhëheqë me zyrën për informim të AKR-së.