Në AAK aderojnë 52 gra
Prishtinë, 29 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot pjesë e saj janë bërë 52 gra.
Sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë aderuar 52 gra, të profileve e të profesioneve të ndryshme dhe nga të gjitha pjesët e Kosovës. Shumë prej tyre janë me shkollim superior, dhe deri me sot të paangazhuara politikisht, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Kreu i AAK-së ka thënë se anëtarësimi i tyre është tregues i vlerësimit të punës që po bon si opozitë kjo parti.
Forcimi i AAK-së me anëtarë të rinj, është një tregues i vlerësimit të opozitarizmit që po bën kjo parti, si dhe politikave të qarta në interes të qytetarit, pavarësisht bindjeve politike, ka thënë Haradinaj.
Në komunikatë thuhet se, shumë nga zonjat që sot janë bërë pjesë e këtij subjekti politik, thanë se AAK po shndërrohet në një adresë serioze politike në vend dhe konsistenca e saj në mbrojtjen e çështjeve që janë të drejta, kanë ndikuar që ato të përcaktohen për këtë platformë politike.