Në 25 komuna votohet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj
Hapjen e të gjitha vendvotimeve në komunat ku zhvillohet balotazhi, e ka konfirmuar edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e parë për sot të orës 8, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë problem.
Duke u bazuar në raportet e Komisioneve Komunale të zgjedhjeve, janë hapur të gjitha vendvotimet që në orën 7 të mëngjesit, ka thënë Daka.
Zgjedhjet do të mbahen edhe në tri vendvotime në Zveçan, ku për shkak të parregullsive në rrethin e parë, do të ketë rivotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhje tashmë ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të raundit të dytë.
Procesi i sotë zgjedhor do të monitorovet nga shumë vezhgues si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim do të monitorojë procesin zgjedhor të 1 dhjetorit me 1600 vëzhgues në të gjithë territorin e Kosovës.
Bashkimi Evropian, ditën e zgjedhjeve do të ketë 71 vëzhgues.
Një numër të caktuar vëzhguesish do ta kenë edhe ENEMO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
Balotazhi për kryetar në 25 komuna të Kosovës, zhvillohet nga 50 kandidatë, të cilët vijnë nga subjekte të ndryshme politike. Më poshtë publikojmë emrat e tyre dhe qytetet ku zhvillohet gara e balotazhit.
Prishtinë: Isa Mustafa (LDK) dhe Shpend Ahmeti (Vetëvendosje)
Gjakovë: Mimoza Kusari Lila (AKR) dhe Pal Lekaj (AAK-LDD)
Prizren: Ramadan Muja (PDK) dhe Eqrem Kryeziu (LDK)
Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) dhe Ali Berisha (AAK-LDD)
Gjilan: Lutfi Haziri (LDK) dhe Qemajl Mustafa (PDK)
Mitrovicë e Jugut: Avni Kastrati (PDK) dhe Agim Bahtiri (AKR)
Mitrovicë e Veriut: Krstimir Pantiq (GIS) dhe Oliver Ivanoviq (IQ)
Ferizaj: Agim Aliu (PDK) dhe Muharrem Svarça (LDK)
Malishevë: Ragip Begaj (IQM) dhe Sali Morina (LDK)
Rahovec: Idriz Vehapi (PDK) dhe Smajl Latifi (AAK-LDD)
Dragash: Selim Jenuzi (PDK) dhe Fatmir Mehmeti (LDK)
Graçanicë: Branimir Stojanoviq (GIS) dhe Bojan Stojanoviq (SLS)
Junik: Agron Kuçi (AAK-LDD) dhe Zenun Shala (LDK)
Kamenicë: Shaip Surdulli (LDK) dhe Begzad Sinani (PDK)
Klinë: Sokol Bashota (PDK) dhe Enver Berisha (LDK-LDD)
Lipjan: Shukri Buja (PDK) dhe Imri Ahmeti (LDK)
Novobërdë: Bajrush Ymeri (LDK) dhe Svetislav Ivanoviq (GIS)
Obiliq: Mehmet Krasniqi (LDK) dhe Xhafer Gashi (AAK-LDD)
Suharekë: Sali Asllanaj (LDK) dhe Bali Muharremaj (AAK-LDD)
Viti: Sokol Haliti (LDK) dhe Nexhmedin Arifi (PDK)
Vushtrri: Bajram Mulaku (PDK) dhe Muharrem Shabani (AAK-LDD)
Partesh: Nenad Cvetkoviq (SLS) dhe Dragan Nikoliq (GIS)
Ranillugë: Gradimir Mikiq (GIS) dhe Milan Aritonoviq (SNPK)
Shtërpcë: Bratislav Nikoliq (SLS) dhe Ivan Rexhiq (GIS)
Kllokot: Sreçko Spasic (GIS) dhe Sasha Mirkoviq (SLS)