Në 2012 funksionalizohet Ligji i ri i Dhomës se Veçantë
Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim të përbashkët, Shefin e Komponentës së Drejtësisë në EULEX, Silvio Bonfigli, Kryetarin e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Flori, Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.
Në këtë takim, u bisedua për funksionalizimin e Dhomës se Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, sipas ligjit të ri, ku palët e pranishme në kuadër të kompetencave të veta, u pajtuan për angazhim të përbashkët me qëllim të implementimit të ligjit të ri, nga janari i vitit 2012.
Më këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi gatishmërinë e tij në kuadër të mandatit që ka, të ndihmojë që ky ligj të funksionalizohet dhe të operacionalizohet sipas dinamikës se paraparë.
Po ashtu, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, premtoi angazhim të mëtejmë përkrahës për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe bashkëpunim parimor me EULEX-in.