18 Maj 2024

Në 2012, 4 mijë serbë janë pajisur me dokumente personale

Mitrovicë, 3 janar - Qytetarët serbë në veri të Kosovës, përkundër presionit të vazhdueshëm nga strukturat paralele serbe gjatë vitit 2012 kanë treguar interesim të madh për t’u pajisur me dokumente personale të Republikës së Kosovës.

Zyrtarët komunalë në Mitrovicë thonë se gjatë vitit të fundit afër 4 mijë qytetarë serbë janë pajisur me dokumente personale.
 
Afrim Voca, koordinator i gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës, thotë se interesimi i qytetarëve të veriut për dokumente personale të shtetit të Kosovës është rritur dukshëm në vitin e fundit.

“Numri është shumë i madh. Numri po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Numri i lëndëve të kryera në Zyrën e gjendjes civile prej datës i pari të parit 2012 deri me 15 të 12-it, janë kryer gjithsej 3 mijë e 479 lëndë të nacionalitetit serbë”, tha ia për Radio Kosovën.

Sipas tij, qytetarët serbë kanë treguar interesim të madh për dokumente të ndryshme personale si:

“Certifikata të lindjes 1074, certifikata të shtetësisë 1043, certifikata vendbanimi 1224”, theksoi ai.

Voca sqaron se këto dokumente janë lëshuar nga zyra e gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës dhe Zyra e gjendjes civile e cila funksionon në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Përveç Zyrës së gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës dhe atë në Lagjen e Boshnjakëve, qytetarët e veriut i shfrytëzojnë për dokumente personale edhe tri zyret e tilla që funksionojnë në veri, si Zyrën në Bistricë të Leposaviqit, atë në Qabër të Zubin Potokut dhe tjetrën në Kelmend të Zveçanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)