Ndryshimi i statutit të LDK-së gjenë mbështetje te gjithanshme
Prishtinë, 7 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, dr. Isa Mustafa, në një takim të mbajtur sot në Prsihtinë, në të cilin u diskutua për Projektin e plotësimit dhe të ndryshimit të Statutit të LDK-së thas se LDK është parti e profilizuar, me funksionalitet të lartë, me lidership të fortë, komunikim profesional, parti e qartë, bindëse dhe unike në mesazhe; me anëtarësi besnike dhe të përkushtuar dhe me platformë politike, e cila ofron qasje dinamike dhe pozitive për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Po ashtu, Kryetari Mustafa theksoi se në realizimin e vizionit, misionit dhe objektivave, LDK-ja do të ruajë fundamentin rugovian të saj dhe vlerat bazike dhe krahsas kësaj, me programin, organizimin dhe anëtarësinë e saj do të profilizohet qartë, në një konkurrencë shumëpartiake në Kosovë, në frymën e kërkesave të reja për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe përqafimin e vlerave evropiane. Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me partitë popullore evropiane dhe do të bëhet anëtare e kësaj familjeje.
Strukturimi dhe fuqizimi i organeve dhe forumeve të LDK-së do të zhvillohet përmes krijimit të një kohezioni dhe bashkëjetese të brendshme ndërmjet gjithë veprimtarëve të LDK-së dhe të gjithë atyre që ardhmërinë dhe perspektivën e tyre dhe të vendit e shohin me Programin dhe politikat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pohoi Kryetari Mustafa.
Në këtë takim, anëtarësia e gjerë e të pesë degëve të Prishtinës dhe të asaj të Podujevës u dhanë mbështejtjetë plotë propozimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të LDK-së, si dhe vizionit të Kryesisë së LDK-së për reformimin e mëtejmë të partisë.
Pasdite, këtë mbështetje, po ashtu unanime, Kryetari Mustafa dhe anëtarët e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të LDK-së e morën edhe në Lipjan nga drejtuesit dhe anëtarësia e degëve të Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit.