17 Janar 2025

Ndryshime të reja në Qeveri

Prishtinë, 5 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që sërish të bëjë “rokada” në kabinetin e tij qeveritar. Pas rikthimit në Qeverinë e Kosovës të njërit prej politikanëve më kontrovers, Gjergj Dedaj, shefi i ekzekutivit të vendit ka “futur në agjendë” edhe ndryshime të tjera.

Siç ka mësuar “Zëri”, i pari që do të preket nga ndryshimet në qeveri është zëvendësministri i Shëndetësisë, Naim Fetahu, i cili është nënkryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Nga ministria ku ai punon nga fillimi i qeverisë “Thaçi 2”, do të kalojë në Ministrinë e Financave, ku gjithashtu do të jetë zëvendësministër, duke ia “zënë vendin” paraardhësit të tij, Astrit Haraqija.

Vendi i punës do t’i ndërrohet edhe zëvendësministrit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli, i cili, sipas planifikimit të kryeministrit do të shkojë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do ta “zërë vendin” e Fetahut, përkatësisht do të jetë zëvendësministër i Ferid Aganit.

Ndërkaq, kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Muhamet Latifi, i cili aktualisht është drejtor i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil, në Ministrinë e Administratës Publike, do të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në vendin që do ta “lirojë” Veseli.
Këto ndryshime në qeveri i kanë konfirmuar të tre zyrtarët qeveritarë.

Zëvendësministri i ri i Financave, Fetahu ka thënë se e ka marrë vendimin nga kryeministri për ndërrimin e pozitës dhe se sot (e premte) do të dalë në vendin e ri të punës. Edhe bashkëpartiaku i tij, Muhamet Latifi, ka deklaruar se tashmë do të ketë pozitë të re në Qeverinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)