19 Maj 2024

Ndihmojnë inkuadrimin e shqiptarëve në Norvegji

Prishtinë, 19 janar - Organizata “Rinia shqiptare dhe komuniteti i studentëve shqiptarë në Norvegji”, përveç aktiviteteve studentore që bëjnë në Norvegji, ata merren edhe me projekte të ndryshme në trojet shqiptare e në veçanti në Kosovë.

Kjo organizatë studentore që vepron në Norvegji është kryesisht e përqendruar te shqiptarët që jetojnë në Norvegji, ku me aktivitete të ndryshme, ata mundohen t’i motivojnë shqiptarët për t’u inkuadruar në shoqërinë norvegjeze dhe për të vazhduar me shkollimin e lartë dhe për të ruajtur identitetin, kulturën dhe gjuhën shqipe.

“Ne si të rinj në diasporë kemi potencial dhe mundësi për të kontribuar për Kosovën dhe trojet tjera shqiptare, prandaj ne edhe shfrytëzojmë këtë mundësi që na japin vendet ku jetojmë këtu në Norvegji”, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re”, anëtari i kryesisë së kësaj organizate, Flamur Mavraj.

Ai ka bërë me dije se shqiptarët dita-ditës po avancohen më shumë, por ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të japin më shumë përkrahje morale.
Kurse anëtarja tjetër e kryesisë Liridona Gashi, ka bërë me dije se në vitin 2012, ata si organizatë, kanë qenë të përfshirë në projektet jashtë Norvegjisë.

“Ne iu kemi bashkëngjitur iniciativës ‘Lets do it Kosova’, kemi qenë si këshilltarë të ‘Start-up weekend’ në Prishtinë dhe Tiranë, si dhe kemi qenë prezentë në një udhëtim studentor në Beograd dhe Prishtinë me disa organizata norvegjeze. Po ashtu kemi qenë pjesëmarrës në ‘Konferencën e studenteve shqiptarë në Skandinavi’”, ka bërë me dije ajo.

Këtë javë, kryesia e kësaj organizate ka pasur takime të rëndësishme me zyrtarë të institucioneve të Kosovës, si me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), të Ministrisë së Integrimeve dhe institucioneve tjera.

Organizata i ka mbi 115 anëtarë te rregullt dhe Kryesia e saj përbehet nga 12 anëtarë. Kryesia e kësaj organizate përbehet nga këta anëtarë: Flamur Mavraj, Arton Baftiu, Liridona Gashi, Nuhi Peci dhe Marigona Salihu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)