Ndihmat rusepër banorët serbë të veriu hyjnë në Kosovë
Mirovicë, 16 dhjetor - Karvani prej 27 kamionësh me ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës ka kaluar sot në mëngjes vendkalimin kufitar në Jarinjë.
Ato janë shoqëruar nga tre automjete të misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX ndërsa është nisur në drejtim të Zveçanit, ku edhe gjendet depoja e Kryqit të Kuq të Serbisë.
Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës së mbrëmshme, zyrtarë të EULEX-it kanë kontrolluar dokumentacionin e kamionëve dhe sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, sot është lejuar hyrja e tyre.