20 Janar 2025

Ndihma e UNICEF-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Prishtinë, 7 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot shefen e UNICEF-it për Kosovë, znj. Laila Omar Gad, me të cilën biseduan për planin  e ri të  UNICEF-it lidhur me  institucionet e Kosovës si, dhe 25- vjetorin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

Përfaqësuesja e UNICEF-it e njoftoi kryeparlamentarin Krasniqi me angazhimet e kësaj organizate. Me theks të veçantë ajo foli për një hulumtim të kryer nga ana e tyre, e që në fokus kishin studimin e gjendjes së fëmijëve dhe të gruas në Kosovë.

Znj.Laila Omar Gad u angazhua edhe për bashkëpunimin e kësaj organizate me institucionet e Kosovës në të ardhmen.

Kreu i Kuvendit, e falënderoi atë për angazhimet e deri tashme duke e siguruar atë për një bashkëpunim të mëtutjeshëm. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)