NDI lanson raportin “Deficiti Demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e Plotë e Grave”
Prishtinë, 7 korrik - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të bëjë lansimin e raportit mbi vlerësimin gjinor “Deficiti Demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e Plotë e Grave”.
Gjatë konferencës, NDI do të bëjë prezantimin e të gjeturave dhe rekomandimeve dhe do të diskutoj të njejtat me përfaqësues lokal dhe nërkombëtar.
Vlerësimi Gjinor 2021, është proces i ndërmmarrë nga NDI në nëntor 2020 - prill 2021 dhe është realizuar me mbeshtetjen e USAID në Kosovë dhe ofron një vlerësim të thukët gjinor lidhur me pjesëmarrjen politike të grave në Kosovë duke synuar të kuptuarit e rolit aktual të grave në shoqëri, qeverisje, parti politike dhe fushata zgjedhore.
Pengesat me të cilat ato ballafaqohen për arritjen e barazisë gjinore në këto katër sfera dhe veprimet që duhet ndërmarrë për të përshpejtuar progresin.
Folës kryesor në ngjarje do të jenë: Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës; Saranda Bogujevci, Nënkyretare e Kuvendit të Republikës së Kosovë; Christine Todd Whitman,Guvernatore e 50-të e New Jersey në SHBA; Birgitta Ohlson,Drejtore e Programeve për Parti Politike në NDI; Christine Danton, Drejtore e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID në Kosovë; Ambasadore Nancy Soderberg, Drejtore e NDI e Zyrës së në Kosovë; Pranvera Lipovica, Drejtore e Programit në NDI Kosovë.
Ky vlerësim është realizuar nga ekipi i përbërë prej Birgitta Ohlsson, drejtore e programeve të partive politike në NDI dhe ish Ministre e Jashtme e Suedisë, Sonja Lokar, eksperte e pavarur sllovene për çështjet e barazisë gjinore dhe Eva Barboni, themeluese dhe drejtore ekzekutive e kompaniseë Atalanta, dhe konsulente për komunikim në fushata të dedikuara për avansimin e grave në të gjithë botën, Pranvera Lipovica, drejtore e programit në NDI dhe Nita Bicurri, menaxhere e programit në NDI.