NDI do të vazhdojë ta përkrahë GGD-ën
Prishtinë, 26 mars - Grupi i Grave Deputetet kishte sot një takim me znj. Amy Hamelin, menaxhere e programit në Politika e Pjesëmarrjes së Gruas në NDI Uashington , znj Laura Nichols drejtoreshë e NDI-së në Kosovë dhe znj. Ana Bjelogrliq.
Nikoqiret e takimit, znj Teuta Sahatqija dhe Alma Lama, njoftuan mysafiret me planet e GGD-së për fuqizimin e gruas në nivel qendror e veçanërisht në nivelin lokal. Znj. Amy Hamelin duke përgëzuar GGD-ën për punën e mirë që po e bëjnë dhe planet shumë konkrete, tha:
Kemi kënaqësinë të punojmë me GGD-ën, meqë angazhimin për të fuqizuar rolin e gruas në shoqërinë kosovare e ka mjaft të detajuar me plan strategjik dhe me planin e veprimit, prandaj edhe NDI në nivel qendror dhe Programi për Politikat e Pjesëmarrjes së Gruas në Uashington, do të vazhdojë ta përkrahë GGD-ën edhe në të ardhmen.
Më pastaj u fol edhe për format konkrete të bashkëpunimit