Ndërtesa e MMPS-së zyrtarisht iu dorëzua Zyrës së Bashkimit Evropian
Prishtinë, 23 maj - Sot Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë ka realizuar ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, memorandum ky i nënshkruar nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
Në bazë të marrëveshjes ndërtesa e MMPS-së zyrtarisht iu dorëzua Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është vendosur në ndërtesën e ish-Aneksit të EULEX-it, ndërsa Departamenti i Pensioneve në aneksin e ndërtesës së ish- Bankës së Lubjanës.
Palët konfirmuan se bashkëpunimi ndërsjellë do të vazhdojë.