15 Janar 2025

Ndërpritet debati në Kuvend, pasi mungoi kabineti i ministrave

Prishtinë, 10 shtator - Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është e pakuptimtë që në seancën ku diskutohet programi qeverisë mungon kabineti qeveritar.

"Kjo është dëshmia më e mirë se si po e fillon punën kjo qeveri e re", ka thënë Konjufca.

Ndërsa Avdullah Hoti, nga LDK ka kërkuar që të merret masa ndaj deputetit të PAN-it, Milaim Zeka që të merret masa ndaj tij për gjuhën joparlamentare dhe fyese që ka përdorë në fjalën e tij.

Po ashtu, Hoti ka kërkkuar që debati të shtyhet për një ditë tjetër, të martën, ku do të prezentonte edhe kabineti qeveritar. "Urnoni sillni edhe më shumë karrige 26 apo 30 sa janë ministra dhe të akomodohen pastaj vazhdojmë debatin", ka thënë Hoti.

Kryetari Kadri Veseli ka thënë se me kërkesë të opozitës e ndërpren seancën e jashtëzakonshme, për t'u mbledhur më pas për të vendosur për seancën e re.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)