Ndërprehet seanca, shtyhet për pasdite
Prishtinë, 7 shtator - Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës, Aleancës Kosova e Re dhe pakicat nuk janë paraqitur në vazhdimin e seancës konstituive.
Pavarësisht që seanca ishte thirrur nga vet ky koalicion, ata nuk janë paraqitur fare ne sallën e Kuvendit.
Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka shtyrë seancën për orën, 14:00.
Në sallë u paraqitën vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Kuvendi për disa herë ka dështuar që të zgjedh organet drejtuese të tij, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari pas marrëveshjes që PAN ka arritur me AKR-në.