Nderohet figura e humanistes shqiptare Nënë Tereza
Prishtinë, 4 shtator - Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kaçanik, organizohet tryezë në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, me temën: Nënë Tereza - simbol i dashurisë dhe bamirësisë.
Në tryezë do të marrin pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të ftuar të tjerë.